Berisha: Rama mashtron! Negociatat me Shqipërinë, me klauzolë përjashtimi për shkak të kriminalitetit

E mërkurë, 20 July 2022 20:39

 

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi në një takim me të rinjtë në Durrës se kryeministri Edi Rama mashtron për çështjen e negociatave. Berisha theksoi se negociatat me Shqipërinë janë me klauzolë përjashtimi për shkak të kriminalitetit.

“Edhe sot mashtroi. 4 vite më parë hapi shampanjën, u hapën negociatat, shpërndau dekorata, hodhi fishekzjarrë. Flamuri i BE, çdo njeri që e sheh i ka ca yje, ato janë vendet anëtare, jo negociatat, s’ka yll për Turqinë që ka 20 vjet që negocion. Mashtruesi është mashtrues. Çfarë ndodh para dy vitesh?

Një nga shkaqet ka qenë Shqipëria, ua tregoj unë pse. Është futur klauzola që përjashtohesh nga negociatat. Nuk ka ekzistuar më parë. E futi me insistim presidenti francez. Pse u them unë ju për Shqipërinë?

Shqipëria është aksionere në këtë klauzolë për shkak të kriminalitetit shqiptar. Thotë, e keni dëgjuar, kriminalitet ka edhe Holanda, Franca. Po, ka. Por këtu nuk ka kriminalitet holandez, apo francez. Kurse atje janë bandat shqiptare. Kjo është arsyeja.”-tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...