Berisha: Rama dhe Baton Haxhiu u bënë promotorë të arrestimit të Thaçit dhe udhëheqjes së Kosovës

E Enjte, 21 July 2022 12:24

 

Pasi deklaroi disa herë në Kuvend se PD i ka futur thikën pas shpine Hashim Thaçit, Edi Rama u përball me kryetarin demokrat, Sali Berisha.

Ky i fundit tha në Kuvend se vetë Rama dhe Baton Haxhiu kanë ndikuar në arrestimin e Thaçit dhe udhëheqjes politike të Kosovës.

“Kur djemtë e Kosovës flijonin jetën dhe derdhnin gjakun, kur Adem Jashari e ktheu Prekazin në Krujë të vërtetë, parafolësi si një pacient i pamjekuar, shiste ikona të vjedhura dhe spiunonte emigrantët në Paris.

Këtë e ka thënë Fatos Nano. Është deklaratë e Fatos Nanos. Sa i përket arrestimit të Hashim Thaçit, dua t’u them sot të vërtetën.

 

Në procesin e arrestimit të Thaçit qëndron një trinom: Kremlin-Beograd-Tiranë.

Ky e mori, e futi Hashim Thaçin në spiralen e ndryshimit të kufijve në Ballkan. Ky i sugjeroi Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Ky, bashkë me Ymerët dhe Klosët e tij, janë burime shpifjesh të pafundme.

Edi Rama, në një spiral futi udhëheqjen politike të Kosovës, e cila në mënyrë absolute ndikoi në arrestimin e tyre.

Unë do diskutoj më vonë për të gjithë të vërtetat e raportit të Dick Marty-t. Por ky, që do të bëhet tani patriot, absolutisht me Baton Haxhiun, janë promotorë të arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës.

Këta ndërmorën fushatën për anulimin e gjykatës speciale, që tregonte indirekt përpjekje për të fshehur fajësinë. Prandaj hidhet këtu se e di se në çdo variant, del argat dhe vasal i Aleksandër Vuçiçit. Sepse e di se në çdo samit është i damkosur si argat i tij,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...