Sanksionet britanike/ Londra përmend zgjedhjet skandaloze të vitit të kaluar: Nuk ka demokraci pa votën

E Enjte, 21 July 2022 19:55

 

Britania e Madhe njoftoi nisjen e një aksioni të gjerë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke ndërmarrë sanksione ndaj 27 personave, mes tyre edhe disa shqiptarë, që kanë të bëjnë me të drejtën e qëndrimit të tyre në këtë vend si dhe lidhjet ekonomike.

Ambasada britanike në Tiranë tha se “legjislacioni i Britanisë së Madhe nuk lejon të jepen më shumë detaje. Britania nuk synon të marrë masa ndaj një institucioni, grupi apo partie. Janë individë të ndryshëm. Dhe kjo është “vala” e parë e masave në Shqipëri dhe me gjerë në Ballkan”.


I dërguari i posaçëm i Londrës për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, në një editorial të posaçëm, përmendi qëllimisht zgjedhjet e vitit të kaluar, të manipuluara pasivisht nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

 

“Siç tregon edhe raporti i OSBE-së për monitorimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të vitit të kaluar, blerja e votës dhe keqpërdorimi i fondeve publike vazhdon të jetë një problem madhor në politikën shqiptare. Për aq kohë sa politikanët janë në gjendje të bashkëpunojnë me kriminelët për të blerë, shantazhuar dhe kanosur votuesit, demokracia shqiptare do të mbetet e brishtë dhe e paplotë. Tani nevojiten ndryshime të tjera si dhe reforma zgjedhore.

 

Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Shqipëri dhe më gjerë në rajon nënkuptojnë se pjesa më e madhe e fondeve publike, të mbledhura nga taksapaguesit e thjeshtë, nuk arrin kurrë te shkollat, spitalet dhe rrugët që u nevojiten qytetarëve, të cilët të mund të krijojnë një shoqëri të shëndetshme dhe të begatë,” tha ai.

Kujtojmë se raporti i OSBE-së shënjestronte ashpër Edi Ramën, ndërsa u cilësua nga ekspertët si një nga raportet më të ashpra për manipulimet zgjedhore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...