Lobingu/ Berisha: Fuqia e Sorosit është e pakufishme, por shqiptarët dinë ta dallojnë të vërtetën

Premte, 22 July 2022 13:33

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se edhe vendimi nga Britania e Madhe për të mos lejuar hyrjen e tij në këtë vend, është ndikuar nga i njëjti lob me në krye miliarderin e majtë, George Soros.

“Fuqia e George Soros është e pakufishme. Nuk jam unë këtë që e them këtë. Janë me qindra dhe më shumë, politikanë, ligjvënës dhe të tjerë.
Vetëm në Europë, ai ka insistuar 18 miliardë euro në opinione. Kështu që lidhjet e Edi Ramës me Sorosin janë shumë të njohura.

Por fati i madh, se shqiptarët pavarësisht nga kjo, siç e keni parë ju vetë, kanë vlerësuar qëndrimin tim.

 

Jo se ata janë antiamerikanë, por problemi është se kur shtrohet çështja mes të vërtetës dhe gënjeshtrës, ata do zgjedhin të vërtetën. Ata besojnë se kjo i afron me Amerikën, nuk i distancon. Kjo i distancon nga mafia e Sorosit, jo nga vlerat e Amerikës. Nuk mund ta konceptoj ndryshe mbështetjen në rritje të tyre ndaj meje dhe PD-së,” tha Berisha.

“Lulzim Basha në një moment më tha që PD do të shkatërrohet nëse ti nuk pranon të mos hysh në parlament. Cila qe përgjigja ime? Një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetën, nuk e meriton të ekzistojë.

Ai e përdori më vonë sikur pranoj shkatërrimin e partisë. Por ja ku është partia.

Ajo iu përmbajt gënjeshtrës. Një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë, ajo duhet të zhduket,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...