'Mafia e inceneratorëve ndodhet këtu, jo në Uashington dhe Londër'

Saturday, 23 July 2022 10:46

 

Nga Ylli Manjani

Ore prapë po them: IN-CE-NE-RA-TO-RËT!

Aty fle lepuri!

Kontratat për 3 incenerarorë, ku vetëm njëri u bë edhe ai nuk punon, janë vjedhje.

Fshehja e tatimeve dhe taksave me paratë e përfituar nga vjedhja e parë, është vjedhja e dytë që i bëhet këtij shteti e këtij mileti!!! Ky i fundit ftohet të harrojë mendjen me nongratëllëqe....

Më tej akoma, futën në skemë pleq nga azili dhe të vdekur të cilët kanë blerë beton, hekur e naftë tek firmat e njohura si "oligarkët". Kanë blerë edhe vaj, sheqer e ushqime për inceneratorët...

Pleqëria e përfshirë në skemë as që e ka idenë!!!

Mafie e pastër!

E ulur këmbëkryq në Shqipëri. Jo në Uashingon, as Bruksel e as në Londër. Këtu ore këtu, në Shqipëri.

Inceneratorët. S'ka temë tjetër.

U bezdisët nga përsëritja e kësaj fjale?!

Nëse po, ju kujtoj se qëllimi i mafies në pushtet është ta harroni këtë temë!

Ai ofron teatër me ambasada e nongratëllëqe. Ju ofron lojra e divertimente që të harroni mafien. Mafien që po vret shqiptarët çdo ditë.

Unë do ta përsëris.

Do insistoj deri në dhimbje.

Inceneratorët janë prova publike e mafies në pushtet!

Vrasjet për larje hesapesh janë pasoja më e dhimbshme e politikës mafioze

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...