Eppur si muove!

Saturday, 23 July 2022 13:22

 Nga Genc Pollo

Për përcaktimin ndalim-hyrje të Sali Berishës nga autoritetet britanike do të thoja të njëjtën gjë që kam thënë vjet për përcaktimin e tij nga Departmenti i Shtetit:

-jo bindës në rastin individual pa dhënë prova;
-jo proporcional duke konsideruar kontekstin aktual në vend;
-jo ndihmues për demokracinë e shtetin ligjor në respekt të rolit të opozitës demokratike;

Sipas shpjegimeve të bëra publike dje, rasti i v. 2008 si provë nuk është bindës për të qenë motiv për përcaktimin ndalim-hyrje. Po ashtu jo-proporcionaliteti mbetet i madh mbas dhjetë vitesh aktive në denoncimin e korrupsionit e keqbërjes në rradhët e pushtetit. Është formalisht disi më problematik për shtetin ligjor e demokracinë sepse ndryshe nga vjet shënjestron liderin zyrtar të opozitës politike (të pakapur nga pushteti); nga një pushtet të kthyer në regjim shtetkapjeje, korrupsioni të lartë dhe kriminaliteti të organizuar.

Por megjithatë vërej dy dallime:

Së pari i dërguari i posaçëm britanik teksa prezanton masat restriktive për dy-tre dyzina personash flet me gjuhën e Partisë Demokratike për votë-blerjen, lidhjet e qeverisë me krimin, korrupsionin e lartë etj. Kjo nuk është pak e me gjasë do të materializohej nëse emrat e këtyre personave do të bëheshin të njohur.

Së dyti përfaqsuesit britanikë në Tiranë kanë patur një sjellje publike përgjithësisht serioze e profesionale. Ndryshe nga dikush tjetër ata nuk kanë lejuar instrumentalizimin e tyre nga qeveritarët për të mbuluar abuzimet qeveritare; po ashtu ata nuk janë bërë qesharakë me aventura ndikimesh brendapartiake.

Eppur si muove:)

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
23 korrik 2022

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...