Berisha: Rekord i zi! Shqipëria renditet në 10 vendet me shpopullim të shpejtë në botë!

Diel, 24 July 2022 08:59

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ngre alarmin se Shqipëria po shpopullohet.

Berisha akuzon kryeminstrin Edi Rama se nga viti 2015 e deri sot, ka larguar 540 mijë shqiptarë nga vendi.
Lideri demokrat i referohet të dhënave të fundit të OKB, ku thuhet se Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para për nga ritmi i shpejtë i shpopullimit.

Reagimi
Nga viti 2007 deri në vitin 2014 popullata në Shqiperi u rrit çdo vit. Nga viti 2015 deri më sot, mbi 540 mijë banorë janë larguar nga Shqipëria.

 

Miq, e kam thënë dhe e përsëris, shpopullimi i Shqipërisë është plaga më e madhe për kombin tonë, dhe po ndodh me ritme marramendëse. Sot është fakt, dhe është strategji prioritare e Ramës dhe qeverisë së tij të cilët po bëjnë gjithçka për ta shkretuar Shqipërinë një orë e më parë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet në 10-shen e parë për nga ritmi i shpejtë i shpopullimit. Ndër arsyet me kryesore që rendisin Shqipërinë në vendin e 10-të, janë ulja e lindjeve si dhe emigrimi. Të dy këta faktorë lidhen ngushtë me gjendjen ekonomike të shqiptarëve të cilët sa vijnë e varfërohen, vidhen, mashtrohen, e për rrjedhojë e kanë të pamundur të planifikojnë krijimin e një familje dhe të papërballueshme sjelljen në jetë të fëmijëve. Po ashtu, për shkak të mjerimit dhe pamundësive, shqiptarët zgjedhin të emigrojnë në vende të Bashkimit Europian, në Amerikë e më gjerë.

Të dhënat e OKB-së, të përpunuara nga “Visual Capitalist”, janë mbledhur për të projektuar ndryshimet nga viti 2020-2050. Në Shqipëri, rënia nga viti 2020-2050, llogaritet me 15.8%. Kjo është një fatkeqësi e madhe për vendin tonë dhe pasojat do të jenë gjithnjë e më të thella, më të dëmshme për shoqërinë tonë dhe për më tepër pa kthim pas. Sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...