Inflacioni në Qershor u rrit në 6.6 %/ Shtrenjtohen transporti dhe produktet ushqimore

Diel, 24 July 2022 09:36

 

Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2022 është 6,6 %.

 

Rritja më e madhe e çmimeve prej 15,8 % vërehet në grupin “Transporti”, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 11,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,5 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 3,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 2,3 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,3 %, “Shërbimi arsimor” me 0,9 %, “Komunikimi” me 0,6 % dhe “Shëndeti” me 0,5 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,3 %.

Në muajin Qershor 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -0,4 %.

 

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,7 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,0 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 % dhe “Komunikimi” me 0,1 %.

Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u rritën me 2,4 %, pasuar nga “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,6 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 % dhe “Hotele kafene dhe restorante” me 0,4 %.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...