Balliu: Siguria kombëtare ka rënë, qeveria të japë dorëheqjen! SPAK të hetojë tenderat e AKSHI-t

Diel, 24 July 2022 16:44

 

Sekertari Organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar në rrjete sociale pasi hakerat të cilët sulmuan e-albania i kanë nxjerrë të gjitha të dhënat. Balliu shprehet se siguria kombëtare ka rënë ndërsa shton se qeveria duhet të japë dorëheqjen.

Më tej ai i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë tenderat e pafundme të AKSHI-t, të cilat qartazi janë përdorur për tu pasuruar pushtetarët dhe jo për sigurinë e informacioneve të qytetarëve.

 

Statusi i plotë i Klevis Balliut

 

Siguria kombëtare ka rënë, bashkë me të ka rënë siguria e informacionit dhe e jetës pas marrjes së gjithë të dhënave nga hakerat në e-Albania. Sot shqiptarët janë në mëshirë të hakerave.

 

SPAK duhet të ndërmarrë një hetim të plotë për tenderat e pafundme të AKSHI, të cilat qartazi janë përdorur për tu pasuruar pushtetarët dhe jo për sigurinë e informacioneve të qytetarëve.

Qeveria duhet të japë dorëheqjen, pasi kjo qeveri është përgjegjëse dhe bashkëpuntore në këtë krim kombëtar. Të gjithë personat përgjegjës nga Kryeministri e deri tek zyrtarët e AKSHI-t duhet të merren nën hetim pa imunitetin e pushtetit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...