Meta merr teseren e LSI: Lulzim Basha dhe Edi Rama na futën në grackë

Hënë, 25 July 2022 11:59

 

Menjëherë pasi la postin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, shkoi mëngjesin e sotëm në selinë e LSI-së, nga ku foli në dalje për gazetarët. Ai tha se mori kartën e anëtarësisë së LSI-së.

Meta u shpreh se sot është një ditë e re dhe sot nis një rrugë të re. Ndërkohë, menjëherë, ai u hodh në sulm ndaj qeverisë së Ramës, por edhe ndaj ish-kreut të PD, Lulzim Basha.
“Ja që nuk ka vetëm 24 korrik, por ka edhe 25 korrik, një ditë e re, një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji. Erdha sepse jam krenar që kam krijuar në vitin 2004 një forcë politike për integrim, i cili mbahet peng nga PS.

 

Erdha këtu dhe jo vetëm që jam krenar për këtë forcë politike që zhbllokoi integrimin dhe i dha vendit stabilitet, ka meritat e saj edhe për marrjen e statusit kandidat dhe rekomandimin për çeljen e negociatave.

 

Ish-lidershipi i PD në mënyrë të qëllimshme bllokoi vendin, futi në grackë edhe LSI-në, e cila doli jashtë funksionit të saj, duke u bërë një shtojcë e pavetëdijshme e partisë së Bashës që çdo gjë e kishte të koordinuar me Ramën”, tha Meta

Modifikuar më Hënë, 25 July 2022 14:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...