Takim me Berishën? Meta: Nga sot nis puna, çdo ditë pa ndërprerje! Mesazhi për Konventën e ardhshme

Hënë, 25 July 2022 21:16

 

Ish-presidenti Ilir Meta ka folur për mediat pas Konventës Kombëtare të LSI e cila nga sot ndryshoi emrin në 'Partia e Lirisë', ku u caktua kryetar i Komiteti Organizator për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.

Meta tha se “Liria dhe referendumi do qëndrojë si shpata e Demokleut mbi këtë klasë politike dhe që do çojë përpara dhe procesin e integrimit të vendit”.
I pyetur nëse do e takojë kreun e PD-së Sali Berisha, Meta tha se nga sot nis puna, duke paralajmëruar bashkëpunim të vazhdueshëm

“Nga sot nis puna, çdo ditë pa ndërprerje. Pas dy muajve do jetë konventa e ardhshme që do jetë një mesazh i jashtëzakonshëm i shpërthimit të energjive më vitale”, tha Ilir Meta.

 

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi këtë të hënë Konventën Kombëtare, një ditë pasi Ilir Meta dorëzoi detyrën e Presidentit të Republikës, duke iu rikthyer politikës aktive.

Konventa votoi unanimisht ndryshimet e reja në statut, përfshirë edhe ndryshimin e emrit nga LSI, në 'Partia e Lirisë'.

Monika Kryemadhi dha dorëheqjen vendim i cili u miratua nga Konventa.

Gjithashtu Konventa Kombëtare votoi zgjedhjen e Ilir Metës drejtues të Komitetit Organizator dhe të Agim Neshos si zëvendës së tij në këtë funksion.

Ilir Meta do të drejtojë 'Partinë e Lirisë' deri në zgjedhjet e reja që do të bëhen për kryetar partie

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...