Kokalari: Soros e sheh Berishën si pengesë për projektin Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur

Tuesday, 26 July 2022 12:33

 

Soros e sheh Berishën si pengesë për projektin Rama-Vuçiç për Ballkanin e Hapur. Aktivistja e Partisë Republikane të SHBA-ve, Evi Kokalari reagon për letrën e Mbretërisë së Bashkuar për kryedemokratin.

“Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA nuk pyesin për korrupsionin aktual të Ramës, jo më për atë që ka ndodhur 10 vite më pare”, shkruan Kokalari.

 

Statusi i plotë i aktivistes Republikane.

Jo të gjithë demokratet, (për një arsye apo një tjetër), janë në mbështetje të Sali Berishës, ama duhet të biem dakort që ka një arsye pse ambasada e MB dërgoj atë letër kryetarit të PDsë.

 

E kam thënë dhe më parë, kjo s'ka të bëj me ‘korrupsionin’ e Berishës, sepse nëse Britanikët apo DASH s'duan t'ja dinë për korrupsionin aktual të Edi Ramës, atyre as nuk ju bie ndër mënd të pyesin se çfarë ka ndodhur në Shqipëri 10 vjet më parë.

Qartasi, këtu ka një problem tjetër.

Edi Rama dhe George Soros e shikojnë Berishën si pengesën e vetme për projektin Rama-Vucic, ku të dy të mbizotërojnë si perandor në shtetet përkatëse ndërkohë që shtyjnë Balkanin e Hapur.

Që Rama të mbizotëroj për një kohë të gjatë, atij i duhet një popull dele, por 7 korriku tregoi se ky popull, nën drejtimin e Berishës morri zërin e duhur & tregoi se di të organizohet kundër një qeverie korruptive .

Si e tillë, ata po shfrytëzojnë çdo mjet për të luftuar Berishën sepse në fund të fundit ata se kanë me Berishën, por me popullin, si në Shqipëri dhe në Kosovë. Berisha është thjeshtë pengesa që i ndan nga ju.

Prandaj, të gjithë të djathtët por sidomos ata që nuk e mbështesin Berishën, bëjnë mirë të mbajnë qetësi derisa vendi të dal nga llumi. Kjo nuk është koha për inate & gustot personale. Jemi në luftë me globalistët brënda dhe jashtë opozitës dhe bashkimi është thelbi i suksesit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...