'Kjo qeveri që vetëm vjedh dhe grabit përditë qytetarët, ua bën të pashpresë të ardhmen'

Tuesday, 26 July 2022 13:47

 

Nga konferenca për shtyp e Ilir Metës, tashmë në krye të Partisë së Lirisë:

"Ndërkohë Qeveria nuk ngurron të vazhdojë të paguajë miliona euro për inceneratorët, koncensionet grabitqare, tenderat me dhjetëfishin e çmimit dhe të marrë borxhe të njëpasnjëshme për të mbështetur oligarkët dhe klientët e saj fitimprurës.

Situata tepër e rëndë që ka kapluar shtetin dhe në mënyrë të veçantë sektorët që lidhen me krijimin e të ardhurave, provohet edhe nga skandalet më të fundit në një sektor shumë delikat, siç janë doganat shqiptare ku situata paraqitet realisht skandaloze.

 

Drejtimi i Doganave me kontrabandistë që do të luftojnë gjoja kontrabandën, nepotizimi flagrant në administratën e këtij sektori, me familjarë nga më të afërt, me fëmijë, burra, dhëndurë, në konflikt të hapur interesi, si dhe abuzimi me të ardhurat shtetërore ku sipas raportimeve në media, në çdoganime të caktuara, shtetit i humbasin deri në 80% të të ardhurave, tregon qartë që çdo sektor i qeverisjes është kthyer në një burim abuzimi, përfitimesh private dhe të paligjshme.

 

Kjo Qeveri që vetëm vjedh dhe grabit qytetarët përditë, duke ja u bërë të pashpresë të ardhmen, është edhe arsyeja pse të dhënat më të fundit të EUROSTAT, raportojnë jo vetëm dyfishimin e kërkesave për azilkërkim në vitin 2022, por edhe një rritje prej 108% të kërkesave për periudhën janar-maj, krahasuar me 5 mujorin e parë të vitit të kaluar.

Të gjitha këto dhëna, të bëra nga publike nga raporte të institucioneve prestigjoze ndërkombëtare provojnë qartë atë që kemi thënë në krye të herës që Qeveria ka vetëm një axhendë antikombëtare, shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë, që duhet dhe do ta ndalim një orë e më parë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...