'Lojë e pështirë', Silva Caka: Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M

E mërkurë, 27 July 2022 15:54

 

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka bërë një deklaratë për mediet.

Ajo deklaroi pas akuzave drejtuar ish Presidentit Ilir Meta dhe abuzimit me emrin e tij për një shkresë të Autoritetit të dosjeve për lidhje me Sigurimit e Shtetit, se “Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me I.M”.

Deklaratë për mediet e Sekretares për Marrëdhënien me Publikun në Partinë e Lirisë, znj.Silva Caka

 

27 korrik 2022

 

Lidhur me vendimin 227, datë 17.5.2022, të Autoritetit të Dosjeve, të publikuar sot në media, konfirmojmë zyrtarisht se:

Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve me asnjë kërkesë për informim.

Autoriteti i Dosjeve nuk i ka vendosur kurrë në dispozicion me kërkesë të tij, z.Ilir Rexhep Meta një dosje të ish-Sigurimit për shtetasin I.M

Vendimi i Autoritetit të Dosjeve, siç rezulton nga vendimi i është dorëzuar shtetasit I.M, që e ka kërkuar, në një "datë historike", 17 majin e martesës Rama-Basha, por kurrë z.Ilir Rexhep Meta.

Ky vendim provon se Kryetari i Partisë së Lirisë, z.Ilir Rexhep Meta nuk ka asnjë lidhje me shtetasin I.M.

I bëjmë thirrje Autoritetit të Dosjeve, që me një e-mail anonim justifikon këtë lojë të pështirë institucionale, politike dhe mediatike, kur e di shumë mirë brendinë e dosjes dhe pasojat e saj, të sqarojë menjëherë kush është shtetasi I.M.

ASGJË NUK E NDAL REVOLUCIONIN ANTIKORRUPSION

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...