“Hape kamionin z.drejtor!”, e-maili për Gazhelin, zyrtari i Doganave denoncon eprorët që nuk lejojnë kontrollin e subjektit me mallra kontrabandë

E mërkurë, 27 July 2022 18:46

 


Zbulohet e-maili i zyrtarit të lartë të doganave mbi kontrabandën sistematike që lejohet nga ky institucion. News24 ka arritur të sigurojë emalin që përgjegjësi i anti-kontrabandës detare informon me 4 mars 2021 drejtorin e përgjithshëm të doganave Genti Gazheli, zëvendës drejtorin e përgjithshëm Eldi Hoxha, drejtorin e anti kontrabandës Ilia Bili dhe vetë ministren e financave të kohës Anila Denaj, për një për rast konkret me një kamion të dyshuar për kontrabandë me vlerë të madhe dhe ndërhyrjen e shefave të doganës për të mos lejuar kontrollin.


Në e-mail thuhet se po atë ditë më 4 mars 2021, përgjegjësi i anti kontrabandës tokësore ka kthyer për kontroll doganor deklaratën doganore më numër R 18430 që i përket subjektit “Emi trans” shpk, dhe se bëhet fjalë për mallra që transportoheshin me një kamion.

Në informacion thuhet se eprorët lart po bëjnë çështje e mundur që ky mjet I dyshuar për kontrabandë të mos kontrollohet.

Dyshimi bazohet në prova konkrete, pasi ky subjekt gjatë kohës që zyrtari denoncues ka drejtuar antikontrabandën është kapur dy here me mallra kontrabandë, është penalizuar me gjoba dhe malli është sekuestruar.

Genti Gazhelit dhe vartësve të tij u kërkohet që të ndiqen me korrektësi procedurat doganore për kontroll, duke verifikuar sasinë e mallit, vlerën e tij, faturat e paraqitura. Në e-mail thuhet se kamioni është i mbushur me mallra marke të falsifikuara që shiten në dyqanet shtrenjta të bllokut dhe se faturat janë me vlera qesharake. Përgjegjësi i anti kontrabandës detare ka kërkuar që edhe vete ai të jetë i pranishëm në kontrollin ndaj subjektit në fjalë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...