Balliu: Ahmetaj u shkarkua për inceneratorët, SPAK të marrë në pyetje Veliajn se ka...

E Enjte, 28 July 2022 09:39

 

I ftuar të Ora News, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se Rama është në panik tashmë nga opozita e vërtetë dhe po lëshon deputetët e ministrat.

Sipas tij, Arben Ahmetaj u shkarkua nga Rama për çështjen e incineratorëve sepse nuk ka pranuar që të firmosë në emër të kryeministrit.

Balliu shtoi se SPAK duhet të marrë në pyetje Erion Veliajn që ka firmosur për incineratorët dhe që kalon paratë e shqiptarëve te mafia e ndërtimit.

Balliu: Rama është na panik dhe i flet frika. Po shkojnë ministrat dhe deputetët të gjithë tek 313-ta. Rilindja është një anije që po mbytet. Rama po heq pak peshë që të ketë kohë për veten, prandaj po i hedh këta, edhe Ahmetajn. Rama ka frikë nga opozita e vërtetë. Edi Rama justifikohet se nuk ka firmosur dhe ka firmosur Ahmetaj. Ai është shkarkuar nga incineratorët. Rama e ka bërë që të heqë në barrë të vetes. Incineratorët vazhdojnë edhe pas arrestimit të Alqi Bllakos sepse kreu i tyre është Edi Rama. Ashtu si me Tahirin që akoma vazhdon droga.

 

Tani jemi të qartë se Rama është incineratorët. për ta ka firmosur edhe Veliaj, pse nuk e merr SPAK në pyetje, a mos është ajo që SPAK qeni që i thotë s’kap Erion Veliaj. Prova ka aq shumë sa duhen nja 6 godina kundër Erion Veliajt. Vetëm me vjedhjen e shtëpive dhe rrugëve që ua kalon grupeve kriminale me leje ndërtimi, e provon këtë. Ne kemi një njeri që ka firmosur, Erion Veliaj dhe është hequre Ahmetaj për këtë aferë. Ndërkohë shqiptarët vazhdojnë dhe paguajnë 80 mijë euro në ditë për këtë aferë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...