Berisha: Fondi Shqiptaro-Amerikan të heqë dorë nga koncesioni i Butrintit

E Enjte, 28 July 2022 10:37

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje Fondit Shqiptaro-Amerikan AADF të tërhiqet nga marrëveshja për Butrintin, që sipas tij është një aferë për të cilën përgjegjësit do dalin para drejtësisë. Berisha u shpreh se qeveritarët e korruptuar do ndërtojnë vila në Butrint. Kryedemokrati u zotua se do rishikojë ligjin për trashëgiminë kulturore dhe se Teatri Kombëtar do ndërtohet siç ishte
Trashëgimia kulturore, zhdukja e identitetit dhe rreziku që i kanoset kësaj trashëgimie, ishin në qendër të bashkëbisedimit, që kryetari i PD, Sali berisha, zhvilloi me gazetarë dhe ekspertë të fushës.

Ndërsa qeveria ka miratuar ligjin për menaxhimin e Butrintit, lideri i demokratëve e denoncoi si një afere korruptive të kryeministrit Rama, me qëllimin për të ndërtuar në këtë zonë një kompleks vilash.

 

Berisha i bëri thirrje Fondit Shqiptaro-Amerikan të heqë dorë nga projekti për menaxhimin e Butrintit.

Ish-kryeministri foli edhe për transformimin që ka pësuar kryeqytetit, duke akuzuar kryeministrin se ka shkatërruar identitetin e Tiranës, përmes aferave korruptive.

Berisha paralajmëroi se do të shqyrtohet ligji për trashëgiminë kulturore dhe premtoi rindërtimin e Teatrit Kombëtar, siç ka qenë.

Gazetarët dhe ekspertët e pranishëm në takim, ndanë shqetësimet e tyre për transformimit që kanë pësuar qytetet duke humbjen e identitetit të tyre

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...