Berisha: SHISH ka hartuar dokumentin për të përfshirë Metën në dosjet e ish-sigurimit

Premte, 29 July 2022 13:24

 

Gjatë konferencës për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet edhe në lidhje me dokumentet e publikuara ditët e fundit, ku thuhet se Ilir Meta është bashkëpunëtor i ish-Sigurimit.

Berisha tha, se dje i kishte marrë dokumentet në dorë dhe se personi për të cilin bëhet fjalë është Ilir Murati nga Librazhdi.

 

 

Berisha e ka konsideruar letrën e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit ku përmendet Ilir Meta, si një raport të hartuar nga Edi Rama dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.

 

Pyetje SYRI TV: Z. Berisha, paralelisht ndërsa ju mbani këtë konferencë, PS po përgatitet për të prezantuar disa ndryshime në ligjin për informimin dhe dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit... Në qoftë se ata do të prezantojnë ato ndryshime, cili do të jetë qëndrime juaj?

 

Berisha: Po. Pas verifikimit të dokumenteve, unë deklarova dy ditë më parë se gjithçka është një trillim i paskrupullt i Edi Ramës dhe i turpshëm i një njeriu në panik, pa asnjë moral, që përdor shpifjen dhe trillimin kundër kundërshtarëve politikë.

Dje pasdite dhe sot - unë kam dokumentet në dorë – nuk ka akt më të shëmtuar. Edi Rama bashkë me Shërbimin Informativ që ka organizuar, e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth, e ka stisur në mënyrën më të trashë. Cilido që lexon emailin, e ka të qartë se I. M., është Ilir Murati, nga Librazhdi. Dhe Filip Tale është nga Librazhdi dhe s’ka asnjë lidhje, asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Këtë e kanë dituar këta.

Edi Rama ka keqpërdorur, ka keqshfrytëzuar në mënyrë më të shpifur, qoftë Kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, qoftë Linda Nikollën. Unë mund t’ju them ju: në dokumentin që Genta Sula i drejton Linda Nikollës, akuzon Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, një akt i pashembullt! Një akt i pashembullt! Kjo zonjë është keqshfrytëzuar në mënyrë ekstreme nga Edi Rama për arsye që ajo i di vetë. Për arsye që ajo i di vetë por ç’është e vërteta edhe do të zbardhen.

Prit, prit!

Mbi bazën e këtij dokumenti të hartuar nga SHIK, Edi Rama, për herë të parë në jetën e saj politike, Linda e parlamentit del dhe u thotë shqiptarëve se “jam e tmerruar. Çfarë u tha, jam e horrifikuar e tmerruar, e tronditur”, nga dokumenti që ka dalë.

Histori të turpshme. Zyrtarë primitivë që nuk kanë asgjë të përbashkët me integritetin e një zyrtari. Prisni është për t’u zhvilluar!

Tani, këto janë , ky është kurthi që organizon Edi Rama në mënyrë që të përdorë SHISH-in për fabrikim dokumentesh.

Cila është situate ligjore sot në Shqipëri?

Në vitin 1995, këtu është miratuar ligji i lustracionit i përkthyer fjalë për fjalë, ligji i hartuar nga presidenti Vasllav havel dhe i dorëzuar në parlamentin e asaj kohe në Çekosllovaki. Sali Berisha e ka marrë atë ligj, e ka përkthyer fjalë për fjalë dhe e ka kaluar në parlamentin shqiptar.

Ai ligj kishte lustracionin: Pengoheshin për të marrë pjesë në funksione zyrtare të gjithë piramida e persekutimit, le ët themi, të shqiptarëve, polici sekrete, hetuesi, gjykata, prokurori. U zbatua. Ilir Meta mori certifikatën të cilën pot ë mos e meritonte nuk mund ta merrte kurrë. Ju garantoj këtu.

Pas verifikimit të dokumenteve, unë deklarova dy ditë më parë që gjithçka është një trillim i paskrupullt i Edi Ramës dhe i turpshëm i një njeriu në panik pa asnjë moral që përdor shpifjen kundër kundërshtarëve politikë. Dje pasdite dhe sot kam dokumentet në dorë.

Nuk ka akt më të shëmtuar. Edi Rama me shërbimin informativ që e ka organizuar, e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth. Cilido që lexon e-mailin, e ka të qartë se I. M., është Ilir Murati nga Librazhdi. Filip Tale është nga Librazhdi.

Dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Këtë e kanë ditur këta. Edi Rama ka keqpërdorur në mënyrë, ka keqshfrytëzuar në mënyrën më të shpifur, qoftë kryetaren e Autoritetit, qoftë Linda Nikollën. Unë mund t’iu them ju, në dokumentin që Genta Sulo i drejton Linda Nikollës, akuzon direkt Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Një akt i pashembullt. Kjo zonjë është keqshfrytëzuar nga Edi Rama që ajo i di vetë. Do të zbardhen.

Mbi bazën e këtij dokumenti të hartuar nga SHIK, për herë të parë në jetën politike, Linda e Parlamentit, del dhe u thot shqiptarëve se është e tmerruar, e tronditur nga dokumenti që ka dalë. Histori të turpshme. Zyrtarë primitive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...