Berisha: Rama u’a shet shqiptarëve energjinë me çmim 98 herë më të lartë se kostoja

Premte, 29 July 2022 13:31

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë transparencë në lidhje me kostot dhe çmimin e shitjes së energjisë elektrike.

Sipas Berishës, Rama e shet 98 herë më shumë çmimin e energjisë elektrike, krahasuar nga kostoja.

‘Tani dua të ndalem tek çmimi dhe uji i ngrohtë në shkollat gjermane. 60% e energjisë në Gjermani prodhohet nga gazi dhe nafta.

 

Asnjë kilovat orë në Shqipëri nuk prodhohet nga gazi dhe nafta.

 

Kostoja e prodhimit të energjisë në Gjermani është dhjetëra herë më e larët se në Shqipëri.

Nuk ka vend në botë që t’i shesë energjinë qytetarë të tij me çmim 98 herë mbi koston, kurse bizneseve mbi 210 herë mbi koston. Kostoja është 0.9 lek e prodhimit të energjisë në Shqipëri. E shet me 95 lek tek konsumatori, e shet me 200 lek te biznesi.

Çmenduri! Çmenduri e vërtetë.

E shisnim me 60 te biznesi, me 70 te konsumatori deri në 300 kilovat dhe nuk kishte asnjë humbje.

Pra, nuk ka asnjë lloj lodhjeje. Kriza energjetike me të cilën kërcënon Edi Rama ka në themel vetëm vjedhjen nëpërmjet tregtimit të energjisë’, - theksoi në deklaratën e tij, kreu i PD-së, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...