Kërcënon Vuçiçi: Serbët e Kosovës nuk po na dëgjojnë më, ne duam paqe

Diel, 31 July 2022 15:04

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Serbia nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa është sot kur bëhet fjalë për Kosovën.

Ai bëri të ditur se autoritetet në Prishtinë po planifikojnë që nga sonte në mesnatë të ndalojnë të gjithë ata që kanë letërnjoftime serbe në vendkalimet administrative, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

imponojnë gjërat që nuk kanë të drejtë t’i imponojnë, në radhë të parë popullit në veri të Kosovës…”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

 

Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se autoritetet në Beograd dje kanë biseduar me përfaqësuesit e popullit serb në Kosovë.

“Populli serb po i dëgjon gjithnjë e më pak lutjet tona, dhe lutja ime është që ne të përpiqemi të ruajmë paqen me pothuajse çdo kusht”, ka thënë ndër tjerash Vuçiç.

Deklaratat e tij të fundit vijnë një ditë para se vendimi i Kosovës për reciprocitet me Serbinë lidhur me dokumentet, të nis së zbatuari nga pala kosovare.

Që nga e hëna, shtetasve të Serbisë nuk do t’u njihen dokumentet e identifikimit dhe kur të hyjnë në kufi do të pajisen me leje të përkohshme qarkullimi.

Po nga kjo ditë, do të fillojë të rrjedhë afati prej dy muajsh për ndërrimin e targave ilegale në ato RKS.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...