Thellohet skandali i emërimeve në Dogana/ Drejtori i pikës doganore “Tre urat” në Përmet, i dënuar për trafik klandestinësh

Diel, 31 July 2022 21:34

 

Thellohet skandali i emërimeve të zyrtarëve me të shkuar kriminale në Doganat shqiptare të drejtuara nga Genti Gazheli.

News24 ka arritur të sigurojë vendimin e gjykatës së Gjirokastrës të 26 qershorit të vitit 2000 ku Arben Zhupa, drejtues aktual i pikës doganore “Tre Urat” në Përmet, është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të dhënies se ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim. Bashkë me Arben Zhupën janë dënuar edhe 3 persona të tjerë.

Si njohës i mirë i kufirit, Genti Gazheli i ka besuar Arben Zhupës detyrën e shefit të doganës së “Tre urave” në Përmet, thënë ndryshe personi i dënuar për trafik klandestinësh vite me parë tani lufton kontrabandën për llogari të doganave shqiptare.

 

Pak ditë më parë News24 zbuloi është rastin e 4 zyrtarëve të lartë të doganave të hetuar nga drejtësia greke për kontrabandë dhe grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që u kapën në flagrancë. Genti Gazheli u mundua që të mbrohej duke thënë se dëshmitë e tyre të penalitetit janë të pastra, ndërkohë që nuk tha asnjë fjalë për vendimet e gjykatave greke dhe promovimin në detyrë të doganierëve të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...