Tensionet në Kosovë/ Vuçiçi heq maskën e Ballkanit të Hapur, nis retorikën e luftës

Hënë, 01 August 2022 11:24

 

 

Në takimin e korrikut në Ohër, kur u mblodhën për Ballkanin e Hapur bashkë me Edi Ramën dhe Kovaçevskin e Maqedonisë së Veriut, mesazhet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit ishin ato të paqes dhe të bashkëpunimit. Si provë të dëshirës së mirë për pasur begati para konfliktit, Vuçiç ishte brenda kornizave të Ballkanit të Hapur kur i shtriu dorën liderëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

 

“Janë të mirëseardhur edhe përfaqësuesit e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës”, u shpreh presidenti serb, në një deklaratë, që një muaj më pas tingëllon cinike.

 

U deshën pak orë natën e kaluar (31 Gusht 2022), me një seri lëvizjesh të koordinuara nga Beogradi, që në veri të Kosovës, të krijohej një situatë shqetësuese. Serbët nuk e pranojnë vendimin e qeverisë Kurti, që kur të hyjnë në Kosovë të pajisen me një letërnjoftim për makinat e tyre, njësoj siç ndodh kur shtetasit nga Kosova hyjnë në Serbi.

 

Kamionat bllokuan rrugët për në dy pikat kufitare të veriut, në Jarinjë dhe Bernjaku. Të shtëna armësh u raportuan nga grupe të armatosur. Disa shqiptarë u rrahën nga persona të maskuar, ndërsa mediat në Kosovë raportuan edhe për policë të plagosur, që më pas rezultoi lajm i rremë.

Vuçiçi i luftës, jo i Ballkanit të Hapur

Pasigurisë në terren, i paraprinë deklaratat politike. Vuçiç përdori një retorikë lufte dhe tha se Serbia do të fitojë. Petkoviç fajësoi Albin Kurtin për situatën, para se të nisnin incidentet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e drejtoi gishtin nga Beogradi si nxitës të trazirave në veri, ndërsa pas negociatave me ambasadorin amerikan tha se është gati ta shtyjë vendimin e reciprocitetit për targat, që nga momenti që hiqen barrikadat e serbëve.

Në mesnatë nisi lëshimi i letërnjoftimeve për targat, për sa kohë barrikadat nuk janë hequr. Gjendja është e nderë.

Vuçiçi tanimë e ka hequr maskën e Ballkanit të Hapur. Pa asnjë kompleks ai u shfaq në mbrojtje të njerëzve që qëlluan me armë, atyre bllokuan pikat kufitare dhe grupeve që keqtrajtuan qytetarët shqiptarë të Kosovës.
Nuk flet më për bashkëpunim, për prosperitet apo paqe, por për luftë.

“Një falenderim i madh serbëve nga Kosova për përmbajtjen dhe guximin e tyre. Na pret lufta më e vështirë politike. Faleminderit për ruajtjen e emrit dhe mbiemrit serb në Kosovë. Dua të falënderoj ata që e përkrahën Serbia”, tha Vuçiç.

Qëndrimi nga Shqipëria

Tirana zyrtare ka heshtur deri një ditë më pas për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Edhe nëse do të ketë reagim, ai do të jetë i vonuar, pasi tashmë situata po shkon drejt zgjidhjes me ndërhyrjen e ambasadorit amerikan në Prishtinë.
Kryeministri i Shqipërisë ka pasur reagime të shpejta, gati entuziaste në rastet kur Vuçiç është shfaqur me maskën e politikanit properëndimor.
I tillë ishte votimi i rezolutës kundër Rusisë në OKB, që Rama e përcolli me fjalët “Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor”. Në marrëdhënien e tij me Vuçiçin, Rama e ka përjashtuar Kosovën, duke rënë dakort që ajo është një çështje që nuk bien dakort.

Madje në një nga takimet e Ballkanit të Hapur një vit më parë, Edi Rama e akuzoi Prishtinën se e ka kthyer dialogun një një monolog patriotik dhe se po i përdor bisedimet e Brukselit për politikë të brendshme./Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...