Edi Rama me heshtjen dhe deklaratat e tij rreshtohet me Putinin dhe serbomadhin Vuçiç!

Hënë, 01 August 2022 21:44

 

Nga Sali Berisha - 01/08/2022

Situata konfliktuale në Veri të Kosovës e krijuar nga Putini i Vogël i Beogradit, Aleksandër Vuçiç, i cili kërcënoi me përgjigje vdeksore dhe konflikt qeverinë e Kosovës dhe NATO-n në rast se do zbatoheshin marrëveshjet e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet serbe në Kosovë.

Pas këtyre deklaratave, dje mbasdite dhe në darkë në Veriun e Kosovës banda serbësh u ranë sirenave të luftës, bllokuan rrugët me barrikada dhe shkrehën breshëri armësh mbi policinë e Kosovës.

Kjo gjendje konflikutaliteti u përball me nje reagim te fuqishem nderkombetar, ne radhe te pare te NATO-s, e cila ka ne mbrojtje direkte Kosoven dhe, nepermjet KFOR-it deklaroi se ishte e gatshme te nderhynte ne rast se rrezikohej stabiliteti i Kosoves.

 

Po keshtu reagoi Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian me perfaqesuesin e larte te politikes se jashtme dhe sigurise, Jozef Borrel, i cili kerkoi heqjen e menjehershme te barrikadave te vendosura ne rruget e komunave te Kosoves se Veriut dhe vendkalimet kufitare nga bandat e Vuçiç.

Gjithashtu reagoi ambasada e SHBA ne Prishtine, cila vleresoi te ligjshme vendimet e qeverise se Kosoves per reciprocitetin per letrenjoftimet dhe targat e leshuara ne Serbi por kerkoi shtyrjen me nje muaj te zbatimit te tyre, kerkese te cilen qeveria e Kosoves e pranoi.

Reaguan te gjitha forcat politike shqiptare kudo qe jane ne mbeshtetje te qeverise se Kosoves.

Ashtu siç pritej, ne anen e Serbise dhe Vuçiçit u rrjeshtua menjehere Putini dhe qeveria e tij, i cili ben gjithçka per nxitjen e konfliktit ne rajon.

Por ndaj ketyre kercenimeve luftenxitese te serbomadhit Vuçiç, ne nje akt te turpshem vasaliteti te plote ndaj padronit, heshti per 24 ore si fija e barit Edi Rama.

Kurse pas 24 oreve, ai doli hapur ne mbrojtje te Putinit te Madh dhe Putinit te Vogel duke e paraqitur ceshtjen jo te nxitur nga Moska dhe Beogradi por refuzim te marreveshjes nga serbet lokal per arsye te tyre.

Keshtu, Rama sot ne konference shtypi deklaroi: ‘’Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut”.

Me nje deklarate te tille Edi Rama, duke vleresuar se gjendja nuk erdhi pas deklaratave te Kremlinit per destabilizimin e Ballkanit dhe ultimatumeve te padronit te tij Vuçiç per pergjigje vdeksore ndaj Kosoves dhe kercenimit per konflikt ndaj perendimit ne rast se qeveria e Kosoves do te zbatonte marreveshjen per reciprocitet, ai i del haptas ne mbrojtje politikes luftenxitese te Putinit dhe Vuçiçit.

Me këtë deklaratë ky tradhtar inkurajon konfliktin në Kosovë dhe, njëlloj siç justifikon refuzimin nga padroni i tij Vuçiç për zbatimin e sanksioneve të BE ndaj Rusisë, ai i thotë komunitetit ndërkombëtar se nuk eshte Putini dhe Vuçiçi qe nxisin konfliktin por jane disa fshatare te pagdhendur serb qe nuk duan Albin Kurtin dhe nuk zbatojne vendimet e qeverise se tij.

Po keshtu, me kete deklarate, ky puthador i shpifur i Beogradit i thote Aleances se Atllantikut te Veriut se u nxitua me deklaraten e KFOR-it per gadishmerine per te vendosur stabilitetin ne Kosove, se ate nuk po e kercenonte Beogradi i nxitur nga Moska por disa fshatare nacionalist serb qe nuk duan marreveshjen dhe vendimet e qeverise se Albin Kurtit.

Me kete rast, duke mbështetur plotësisht qeverine e Kosovës, qendrimin e NATO-s, BE dhe SHBA dënoj me forcën më të madhe provokacionet e ulëta të serbomadhit Vuçiç dhe qëndrimet e deklaratat e argatit të tij, tradhtarit të kombit shqiptar Edi Rama

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...