Ballkani i Lirë Evropian, alternativë ndaj Ballkanit të Hapur të Rama-Vuçiç

Tuesday, 02 August 2022 10:02

 

Deklaratë e Zëvendëskryetarit të Partisë së Lirisë, z.Agim Nesho

Tensionet e krijuara nga nacionalistët e rinj të Beogradit ditët e fundit tregojnë qartë sesa larg qëndron Serbia në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe evropianiste që sigurojnë paqe dhe stabilitet në rajon.

Në këtë klimë tensioni dhe nxitje për konflikt, në një skenar që Rusia shikon me interes për të shtrirë influencat e saj dhe konfliktin në Ballkan, zoti Rama përpiqet më kot të gjejë zgjidhje kompromisi tek Ballkani i Hapur.

 

 

Ballkani i Hapur, një iniciativë e vjetër serbe për dominim e saj ballkanik, një iniciativë që sjell ndarje dhe jo integrim, një iniciativë e imponuar popujve të Ballkanit nga interesat e ngushta për pushtet të liderëve të kapur, që zgjidhjen e gjejnë jo në vlerat dhe parimet evropiane, por në kompromiset me nacionalistët dhe lëshimet pa princip.

 

Partia e Lirisë është për Ballkanin e Lirë të Vlerave Evropiane dhe jo Ballkanin e Hapur për influencat Ruse dhe Kineze. Një Ballkan të Lirë për të bërë zgjidhjen e tij për integrimin Evropian, një Ballkan të lirë nga frika e rikthimit të nacionalizmave dhe rindarjes së tij në linja të pastra etnike.

Sot pamë një kryeministër Shqiptar të mbajtur peng nga protagonizmi i tij i gabuar, ‘që fshihet si struci për të mos lënduar mikun e tij Vuçiç’.

Nuk është vetëm qëndrimi i tij mohues ndaj rolit dhe çështjes së Kosovës, por sot vihet në dyshim e ardhmja jonë evropiane e një rajoni që është dhe i takon vlerave perëndimore.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...