Denoncimi/ Berisha: Gonxhe si Rama, njeh vetëm ligjin e vjedhjes!

Tuesday, 02 August 2022 12:17

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook për sjelljet korruptive të Drejtorit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe. “Gonxhe njëlloj si Rama, njeh vetëm ligjin e vjedhjes!”, shkruan Berisha në një postim ku ka publikuar mesazhin e një qytetari me akuza për Gonxhen.

POSTIMI I PLOTE:
Gonxhe njëlloj si Rama, njeh vetëm ligjin e vjedhjes!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Dr. Berisha,

Meqenëse prekët temën e Z. Blendi Gonxhes, po ju shtoj edhe unë disa gonxhe.

1. Kontratat e shitblerjes së automjeteve që është shkresë e thjeshtë, dhe qytetarët mund ta bëjnë vetë dhe me pas ta regjistrojnë te DPSHTRR, siç e thotë Kodi Civil i R.Sh, por jo, Blendi Gonxhja nuk e njeh Kodin Civil edhe mbas dhjetëra ankesave që unë si avokat kam bërë institucioneve përgjegjëse, me rregullore ka nxjerrë që këtë kontratë e shkruan në kompjuter dhe i faturon 14 mijë lek qytetarit vetëm Blendi.

2. Blendi Gonxhe si multilingual, ka hequr përkthimet e kontratave të shitblerjes të huaja të mjetit dhe të dokumenteve shoqëruese të mjetit kur regjistrohen mjetet te DRSHTRR, me pretendimin për të ndihmuar xhepat e qytetarëve. Por jo, qëllimi i tyre është të manipulojnë dokumentacionin dhe punonjësi mos të mbajë përgjegjësi sepse nuk njeh gjuhën dhe nuk e merr vesh kush është shitësi dhe blerësi apo të dhënat teknike të mjetit (fuqia motorike, ngjyra, etj). Edhe këtu shkel përsëri kodin civil dhe të procedurës administrative me një rregullore duke hequr gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...