Del një biografi e re për Vladimir Putinin, “New York Times”: Ja gabimet që ka bërë autori rreth Kosovës

Tuesday, 02 August 2022 15:16

 

Philip Short, gazetari britanik që punoi 25 vjet për BBC-në, këtë vit ka publikuar një libër biografik për presidentin rus Vladimir Putin, të titulluar “Putin, his Life and Times”

Por, pikëpamja e prezantuar në këtë libër ka hasur në kritikë të gazetës prestigjioze amerikane “Neë York Times”, e cila thotë se Short në biografinë e tij të re për Putinin e sheh përçarjen midis Lindjes dhe Perëndimit kryesisht përmes syve të protagonistit të tij.

Artikulli i NYT më kritikues shfaqet për pjesën e luftës së Ukrainës, të cilin autori e lë në faqen 656 të librit 672 faqesh.

“Rrëfimi i Short bie në një kohë perfekte dhe fatkeqësisht pikërisht atëherë kur ne kemi më shumë nevojë të kuptojmë Putinin, por humbet kapitulli që mund të përcaktojë ende vendin e tij në histori. Pushtimi i Ukrainës nuk ndodh deri në faqen 656 të një teksti 672 faqesh, pasi konflikti shpërtheu pikërisht kur Short po përfundonte tetë vjet kërkime për Putinin. I tillë është rreziku i shkrimit të biografive të figurave që janë ende gjallë dhe nuk kanë mbaruar së shkruari historitë e tyre”.

Ukraina nuk është ndër gabimet e vetme që autori mund të ketë bërë me shkrimin e biografisë së Putinit. Ndër pjesët e devijuara është edhe Kosova.

 

“Më të diskutueshme mund të jenë disa nga përfundimet e tij në të cilat ai miraton pikëpamjen ruse. Ai e barazon aneksimin e dhunshëm të Krimesë nga Putini me mbështetjen e Perëndimit për pavarësinë e Kosovës, duke i hedhur poshtë dallimet mes të dyjave si “nuanca”. Në të vërtetë, Kosova është një nga “tri mëkatet kryesore të Perëndimit” në sytë e Putinit “që kishte shkatërruar shpresat e të dyja palëve për të ndërtuar një botë më të mirë, më paqësore pas rënies së Bashkimit Sovjetik”. Çdo zemërim rus krahasohet me ndonjë pabesi perëndimore”, shkruan NYT, transmeton Gazeta Express

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...