Kryetari demokrat, Sali Berisha, reagoi pasi qytetarët në rrjetet sociale u organizuan për një protestë nesër para Ministrisë së Brendshme.
Berisha thotë se e mbështet plotësisht protestën me sloganin ‘Nuk e vrau varka, por shteti’
Protesta vjen si revoltë e opinionit publik pasi një vogëlushe 7-vjeçare u vra me skaf nga një zyrtar i lartë policie.
“Nesër në ora 19:00 protestë qytetare për vogëlushen Jonada me moton: Nuk e vrau varka por e vrau shteti!
Mbështetje të plotë protestës qytetare,” shkruan Berisha