Dy shkatërruesit e sezonit turistik/ "Kurbanët" që nuk lajnë dot tragjedinë e Himarës

E mërkurë, 03 August 2022 09:49

 

Tragjedia e Himarës tregoi se shteti ka rënë.
Kemi vetëm qeveritarë që i paguajmë me taksat tona, madje edhe komoditetin dhe qejfet e tyre, por nuk kemi shtet që kujdeset për qytetarët.

Vrasja makabre e 7-vjeçares nga oficeri i Policisë në plazhin e Potamit, nxori qeverinë lakuriq.

 

Por përtej ngjarjes së rëndë që ndodhi dje e që shokoi mbarë opinionin publik, shkatërruesit e sezonit turistik në Shqipëri kanë emër dhe mbiemër, drejtojnë institucione.

Të paktën dy institucione qeveritare, pa llogaritur këtu institucionet vendore, kanë dështuar të ofrojnë rend dhe siguri për qytetarët.

Ministria e Brendshme e drejtuar nga Bledi Çuçi dhe Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit e drejtuar nga Mirela Kumbaro, kanë rënë.

Dy shkatërruesit e sezonit turistik/ "Kurbanët" që nuk

Qeverisë “Rama 3”, i kanë rënë në një ditë dy ministri, që në çdo vend normal do të rrezikonte edhe Qeverinë në tërësi.

Propaganda e tyre, se plazhet dhe rrugët janë të sigurta është shfyrë.

Me 30 korrik 2020 ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, propagandonte siguri në bregdet, në bashkëpunim me Policinë.

Dy shkatërruesit e sezonit turistik/ "Kurbanët" që nuk

“Patrullimi gjatë gjithë kohës i bregdetit nga Policia e Shtetit që së fundi ka bllokuar edhe 2 mjete të tjera lundruese duke ndëshkuar pronarët e tyre të cilët kryen manovra të rrezikshme në plazhin e Ksamilit. Vetëm në korrik janë ndëshkuar 25 drejtues të mjeteve lundruese, nga të cilat 3 janë bllokuar. Me thirrjen për gjithë pushuesit që sa herë të shohin kundravajtje të tilla t’i denoncojnë në Polici për një bregdet të sigurtë”, shkruante Kumbaro.

Duket se nga ky rregull janë përjashtuar gangsterët e shtetit, gansterët e policisë, gjë që u vërtetua dje.

Por, shkatërruesit e sezonit turistik heshtin. Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi, nuk dihet se ne ç’skutë janë strukur dhe nuk japin llogari, por mbajnë peng institucionet.

Mirela Kumbaro që drejton Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, duhet të japë llogari sa përse institucioni që ajo drejton nuk zbaton ligjin, kur duhet të kontrolloje mjetet lundruese në zonat e plazhistëve.

Bledi Çuçi, i cili po “mbush” edhe rrugët me viktima me policinë e tij, duhet të përgjigjet dhe të lëshojë institucionin ku ndodhet, pas këtij dështimi të Policisë.

Qeveria, dy shkatërruesit e sezonit turistik po fshihen pas “kurbanëve” të Gledis Nanos, por gjakun e 7-vjeçares në plazhin e Potamit, nuk ka kurban që ta lajë./CNA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...