Albin Kurti 'thumbon' Edi Ramën, themelon 'Ballkonin e Hapur'

E mërkurë, 03 August 2022 10:52

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndoshta kënaqen e qeshin shumë kur takohen – siç tha ky i fundit në vizitën e fundit në Prishtinë – por nga larg jo rrallë herë ia drejtojnë shigjetat njëri-tjetrit.

Kur erdhi në Kosovë në qershor për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Rama tha se njerëzit do të habiteshin po t’i shinin se si qeshin me Kurtin kur takohen.

Rama thoshte se auto-ironia që përdorin të dy, i bashkon ata.

 

 

Por, homologu i tij në Prishtinë, Kurti, të martën mbrëma nga ballkoni i Kryeministrisë u tall pak me të për iniciativën e “Ballkanit të Hapur”. Në një takim me mërgimtarë, kryeministri i Kosovës shpalli iniciativën e “Ballkonit të Hapur”, shkruan Gazeta Express.

 

“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam mirëpritur iniciativën e stafit të Kryeministrisë që ta bëjmë “Ballkonin e Hapur””, citohet të ketë thënë Kurti.

Përplasjet e para publike mes Ramës dhe Kurtit nisën pikërisht me Mini-Shengenin apo Ballkanin e Hapur, siç u quajt më vonë. Kjo nismë u kundërshtua që në fillim nga Kurti, e Rama shprehu jo pak neveri saherë kur nga Kosova i thuhet se kjo s’ishte në interesin e vendit.

Deklaratat e Ramës ku bën thirrje për pajtim dhe që “të mos mbesim peng të së kaluarës” janë bërë të zakonshme kohët e fundit. Ato me siguri se s’i kanë pëlqyer aspak Kurtit, i cili e thekson kudo që mundet se Serbia nuk është distancuar nga e kaluara dhe se për çfarë krimesh në Ballkan është përgjegjëse ajo

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...