Trajkoviç: Aleanca Vuçiç – Rama - Abazoviç duan copëtimin e Malit të Zi

Premte, 05 August 2022 08:36

 

Atë që e ka thënë ditë më parë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, lidhur me iniciativën “Ballkani i Hapur” e ka thënë sot edhe politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviç, tani kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, ka thënë se aleanca Vuçiç-Rama-Abazoviç kanë për qëllim copëtimin e Malit të Zi.

“Qëllimi i aleancës Vuçiç-Rama-Abazoviç nuk është futja e Malit të Zi në Ballkanin e Hapur, por copëtimi i saj”, ka shkruar Trajkoviq, në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

Ditë më parë vetë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka thënë se projekti “Ballkani i Hapur” është “shumë kontrovers”, sepse është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së.

Madje ai ka vlerësuar se qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe me ndonjë gjenocid”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...