Vasili i reagon Klosit: Ky njeri mund të shpikë intriga dhe për të kapur një leje parkingu

Saturday, 06 August 2022 09:17

 

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratës të çuditshme të ish-shefit të shërbimit informativ Fatos Klosi mbi Ilir Metën.

Vasili thotë se Klosi po mundohet të shpikë intriga për Metën për të kapur leje parkingu.

Ai në postimin e tij thotë se Fatos Klosi ka qenë në partinë e Metës që në 2004 duke kandiduar si deputet. Madje sipas Vasilit ish-shefi i shërbimit ka qenë një ndër personat e afërt në LSI-në e krijuar nga Meta.

 

‘Po si mund të shpëlahet në këtë fare feje ky Fatosi.

 

Po kaq pak vlen ky qe flet një thes me broçkulla vetëm për një leje parkingu.

Po ky qe paska ditur këto lidhje të fshehta të Ilir Metës, qe e paskan shqetësuar dhe sëkëlldisur kaq fort ç ‘deshi në partinë e Ilir Metës në 2004.

Po ky kandidoi edhe për deputet si përfaqësues i partisë se Ilir Metës në zgjedhjet e 2005.

Po ky ne 2007 përcaktoi edhe formulën e llogaritjes se votave te konkurimit te keshilltareve te partise se Ilir Metës.

Po ky në 2015 iu lut Ilir Metës për te propozuar ai kandidatin për Bashkinë e Mallakastrës dhe ju plotësua lutja nga Ilir Meta.

Të rrjedhësh nga një fis me burra të nderuar e me karakter dhe ta nxjerrësh mbiemrin në pazar e të bëhesh rreckë për kaq pak lemoshë është vërtet mjerim i madh.

Megjithatë qe te hash turpin me buke është zgjedhje dhe Fatosi këtë zgjedhje beri, duket qe s’kishte karakter për më shume, parkingu te merr me qafe’-shkruan Vasili

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...