Policia e Vlorës ishte në dije për lëvizjet e paligjshme me skaf të Arjan Tases, nuk mori masa

Saturday, 06 August 2022 17:28

 

Ngjarja tragjike në Himarë, ku mbeti e vrarë me skaf 7-vjeçarja Jonada Avdia nga ish-polici Arjan Tase, merr përmasa edhe më të mëdha.

Ditë më parë para ngjarjes tragjike të Himarës ka pasur sinjalizime për policinë kufitare të Vlorës , jo vetëm për skafin që drejtonte ish-efektivi Arjan Tase, por edhe për skafe të tjerë që lundronin dhe lëviznin në hapësirën ujore te bregdetit të vijës bregdetare nga Porto Palermo deri në plazhin e Potamit.

 

Sinjalizimet kanë ardhur nga denoncime dhe ankesa të qytetarëve, por edhe nga informacione të strukturave dhe shërbimeve të tjera.

 

 

Policia Kufitare nuk ka marrë masa edhe pse ka pasur informacion edhe për skafin e Arjan Tases dhe e dinte që përdorej nga një efektiv dhe për këtë arsye nuk është vënë në lëvizje. Kjo një nga arsyet që AMP poi heton për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zinxhirin komandues të policisë Kufitare të Vlorës.

 

Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë të Himarës, Drejtori i i Policisë së Shtetit, Gledis Nano shkriu të gjithë zinxhirin komandues të drejtorisë së Kufirit Vlorë duke i shkarkuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...