Berisha publikon VIDEON: Kur James Baker mbështeste hapur PD-në

Tuesday, 09 August 2022 10:52

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi ciklin e publikimeve që dokumentojnë historinë e vërtetë të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Këtë herë ai publikoi pamje nga vizita e ish-Sekretarit të Shtetit, James Baker, ku ai shprehu mbështetjen për PD-në.

 

Berisha e nisi këtë seri publikimesh pas falsifikimeve dhe censurimeve të kësaj historie.

POSTIMI I PLOTE

 

Historia e vërtetë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në 31 vitet e fundit në foto dhe video!

Miq, për shkak të falsifikimit banal dhe censurimit si në kohërat e vjetra, të historisë se marrëdhënieve shqiptaro-amerikane nga Edi Rama, neobllokmenët e tij dhe mafia e George Sorosit, vendosa te flas dhe të paraqes për ju çdo ditë në foto dhe video të gjitha momentet më thelbësore të këtyre marrëdhënieve në 100 vjetorin e tyre.

Në historinë 100 vjeçare të marrëdhënieve miqësore shqiptaro-amerikane, vizita më 22 qershor 1991 e sekretarit të shtetit James Baker mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme.

Ajo ishte vizita e parë e atij niveli në historinë e këtyre marrëdhënieve.

Vizita vinte pas 45 viteve të ndërprerjes së këtyre marrëdhënieve nga etërit shpirtëror dhe biologjik të Edi Ramës, të cilët vendosën diktaturën e egër staliniste dhe rreshtuan Shqipërinë në anën e Rusisë.

Sekretari Baker në fjalën e tij para gjysmë milioni shqiptarësh dhe mbarë botës solli nga presidenti George H. Bush dhe vendi i tij i madh

- mesazhin e lirisë dhe

- të miqësisë për shqiptarët dhe

- mbështetjen e hapur për Partinë Demokratike, opozitën shqiptare

https://fb.watch/eNSyE5lnWQ/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...