PD: Bualli i inceneratorëve bëhet edhe fermer me 310 mijë euro!

E mërkurë, 10 August 2022 14:36

 

Deputeti Belind Këlliçi ka bërë një denoncim të ri sot, për një tjetër personazh që ka përfituar mijëra euro nga inceneratorët. Ai është Elton Bualli dhe në vitin 2020, kishte këtë mision që shihni në video.

“Kur bashkë me Inën shkuam në landfillin e Sharrës për t'iu treguar qytetarëve të Tiranës me zë dhe figurë, se atje nuk nuk ka incenerator, Elton Bualli që shfaqet në video kërkoi të na pengonte dhe na shantazhonte njëkohësisht, - shkruan Këlliçi. - Sot Elton Bualli është edhe fermer! Ka bërë të vetat 310 mijë euro nga fondet e AZHBR, falë ndërhyrjes dhe këshillave të çmuara të Stela Gugalljas, zonja e arratisur dhe në kërkim ndërkombëtar për shkak të suksesit të inceneratorëve.

Këta i kanë duart në çdo sektor të ekonomisë dhe nuk e kanë as nga aftësia e as nga zgjuarsia. Kanë Ramën me Veliajn që u firmosin gjithçka duan. Nëse u heq pushtetin politik dhe u konfiskon paratë, mbeten vetëm me alternativën e largimit nga Shqipëria, si shumica e shqiptarëve.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...