“Betonizoi Tiranën” Meta akuza Ramës: Tirana do marrë hak shumë shpejt

E mërkurë, 10 August 2022 19:18

 

Pasditen e sotme, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me strukturat dhe përfaqësuesit e saj për Tiranën.

I shqetësuar për Tiranën, Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka qenë nismëtari i betonizimit të kryeqytetit duke e nisur rrugëtimin e tij politik me vjedhjet e 20% dhe e vazhdon me vjedhje 500% pasi po realizon sipas tij, autostradat me kilometrin e asfaltit me të shtrenjtë në të gjithë Europën.

“Kundër Tiranisë së Betonit se tha dikush këtu është pak nxehtë. Po normal gjithë ky beton këtu. Gjithë ky bllokim i korridoreve ajrore të Tiranës. Normale se Shqipëria ka pasur dhe pushtues të përgjegjshëm nuk ka vetëm pushtues që e nisën karrierën me 20% në Tiranë dhe tani e vazhdojnë me 500%. Se i bën rrugët 6-fish më të shtrenjta se Serbia. Dhe Tirana ka përjetuar më shumë së gjithkush tiraninë e këtij sekti akut dhe antikombëtar që e nisi duke u përpjekur të vjedhë meritat e ish kryeministrit Ilir meta për t’i rikthyer Tiranës parqet e gjelbërta. Për të ruajtur atë trashëgimi kulturore që kishte Tirana nga e kaluara siç ishte Teatri Kombëtar për ta kthyer sot në Tiranën e betonit ku nuk dallohet më kulla e Sahatit se kanë lindur kulla të tjera qiellgërvishtëse. Tirana ka hak për të marrë në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, shumë shpejt për t’ia kthyer padrejtësinë me drejtësi”,-tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...