Berisha: Një lëndë e veçantë në shkolla për krimet e komunizmit

E mërkurë, 10 August 2022 22:13

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në tryezën për kujtimin e Havzi Nelës është shprehur se duhet një lëndë e veçnatë në shkolla për të njohur krimet e komunizmit.

‘Ju falënderoj për problemet që ngritët që janë shumë të rëndësishme. Nuk janë të rëndësishme vetëm në raport me Havzi Nelën, Vilson Blloshmin, Genc Lekën, Fadil Kokomanin, Qirjako Lezhën, Trifon Xhikën, por janë të një rëndësie kapitale për identitetin, kulturën tonë kombëtare, të sotmen dhe të ardhmen tonë. Kemi të bëjmë me një raport themelor për çdo popull. Ky është raporti me të vërtetën.

Kombet që këtë raport e kanë pasur më të përafërt kanë njohur dritë dhe zhvillim, ndërsa kombet tjera për fat të keq, kanë përsëritur qëndrime të gabuara dhe gabime për të cilat, Pashko Vasa shkruante dikur; E mjera Shqipëri, Vilson Blloshmi; Saharanë dhe më vonë Havzi Nela; Eni të vajtojmë Shqipërinë.

Mes këtyre krijimeve në pamje janë kushtrime, të shpirtrave të madhej poetikë, por janë edhe një dëshmi nga e cila shqiptarët duhet të nxjerrin mësime. Janë tre dekada. E vërteta është se në rast se ka një problem që nuk ka marrë dimensionet që duhet të marrë në interesin më të mirë kombëtar është problemi ndaj qëndrimit ndaj të shkuarës komuniste.

 

Është problemi i ridemsionimit të kësaj trashëgimnie, e cila në realitet përbën një detyrim madhor tonin, me kërkesën shumë legjitime që shtruat, por edhe një lëndë e veçantë për të shkuarën tonë, krimet e diktaturës është e domosdo-oshme në sistemin e edukimit nëqoftëse ne duam të edukohemi’, deklaroi kreu i PD-së, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...