Inceneratorët/ Malltezi: SPAK ka frikë të hetojë! Përgjegjës janë Rama me Agaçin dhe Ahmetajn

E Enjte, 11 August 2022 18:00

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv aferën korruptive të inceneratorëve. Malltezi deklaroi se kemi të bëjmë me një aferë e cila kutërbon erë në çdo këndvështrim.

Më tej ai tha se SPAK po qëron orizin me doreza boksi dhe nuk guxon të hyjë më thellë në çështjen korruptive ku është e përfshirë qeveria.

 

Sipas Malltezit ‘koka’ nuk është Lefter Koka, por Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Arben Ahmetaj ndërsa shtoi se përveç kreut të qeverisë dhe Agaçit nuk ka këllqe askush të bënte një gjë kundër ligjit.

 

 

"U injoruan strategji, plane veprimi, me qëllimin për të vjedhur ca para. Nënkotraktorët e nënkontraktorëve të kontraktorëve, ngaqë e dinin që kjo është direkt te Edi Rama nuk kanë përfillur asnjë rregull.

 

Kjo që ka nxjerrë Partia e Lirisë për përdorjen e të vdekurve, janë nënkontraktorët e nënkontraktorëve. Këto e dinin që kanë një mbrojtje të madhe politike. Kanë bërë çfarë kanë dashur.

Po merret me Kokën, i cili është një aferë 4 mln euro, ndërsa afera e inceneratorëve është 430 mln euro. Ajo e zotit Koka është më pak se 1 për qind e aferës totale, por 99 për qind kush e heton? Ajo ku është përfshirë Bllako është më pak se 0.1 për qind, po 99.9 për qind kush do e hetojë?

SPAK nuk guxon të hetojë, nuk guxon të mbledhë çështjet. Të njëjtët personazhe tek të tre inceneratorët, të njëjtët sekserë. Qartazi, sinkronizim i plotë.

SPAK mjafton të thërrasë drejtorin e drejtorisë juridike në kryeministri, që ka kaluar një kontratë ndesh me ligjin, nëse ti e ke miratuar, mban përgjegjësi dhe ta ofrojë të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe tregon ai se si drejtoria juridike nuk u lejua të shikonte draftin e kontratës e sjellë e gatshme nga Zoto, Mërtiri, Gugallja, si sekserë të Ramës, Ahmetajt dhe Agaçit.

Pa firmën e Ramës nuk lëvizet fondi. Kanë pasur garanci të plotë nga Rama. Agaçi dhe Rama janë direkt përgjegjës.”-tha Malltezi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...