Zyrtari që nxiti hetimin për Trump nuk reagoi për skandalin e Clinton

Premte, 12 August 2022 11:35

 

Zyrtari që provokoi hetimin federal për mënyrën se si i ka trajtuar dokumentet e klasifikuar ish-presidenti Donald Trump, zgjodhi të mos bënte të njëjtën gjë me skandalin e email-eve të Hillary Clinton.

Kështu raporton rrjeti amerikan, Fox News.

David Ferreiro, që shërbeu si drejtor i Arkivës Kombëtare dhe Administratës së Regjistrave (NARA) që nga viti 2009 deri kur doli në pension në prill sivjet, tha në një letër për Kongresin Amerikan se stafi i tij kishte nisur të komunikonte me Departamentin e Drejtësisë në fillim të këtij viti.

 

 

Në janar, Trump ktheu 15 kuti me dokumente te NARA, pasi agjencia e kishte njoftuar se materialet i përkasin qeverisë.

 

Pas negociatat për dokumente të tjera shtesë dështuan mes ekipit të Trump dhe hetuesve federalë, Departamenti i Drejtësisë siguroi një mandat kontrolli dhe të hënën agjentët e FBI bastisën shtëpinë e Trump.

Megjithatë, Ferreiro mbajti një qëndrim të ndryshëm në vitin 2015, kur republikanët e Komisionit Gjyqësor të Senatit e pyetën nëse e kishte njoftuar Departamentin e Drejtësisë në lidhje me hetimin për fshirjen e email-eve nga Clinton gjatë kohës kur ishte Sekretare Shteti.

Ferriero tha se nuk besonte se ishte e nevojshme që të njoftonte Departamentin e Shtetit për mungesën e email-eve.

Skandali i email-eve të Clinton shpërtheu pas raportimeve se gjatë kohës që ajo ishte Sekretare e Shtetit, përdori serverin e një email-i privat në shtëpinë e saj në vend të email-it qeveritar.

Pas një hetimi për sulmin në ambasadën amerikane në Libi u mësua se Clinton kishte fshirë të gjithë email-et në serverin privat pasi kishte lënë detyrën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...