‘Lustracioni’/ Berisha: Rama paditi ligjin në Kushtetuese! Gjykata e anuloi me 5 anëtar në konflikt interesi

Premte, 12 August 2022 18:02

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, foli në lidhje me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit ku theksoi se Edi Rama hoqi ligjin e lustracionit.
Në komunikim me gazetarët, Berisha solli në vëmendje se në vitin 2015 Rama mori përsipër të hartojë ligjin por duke hequr lustracionin.

Berisha: Partia Demokratike në vitin 1996 dhe 2008 ka votuar në parlament ligjin e lustracionit sipas të cilit duhet të largoheshin nga detyrat si të zgjedhur apo në sistemin e drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit. Ky ligj u zbatua në vitin 1996 plotësisht. U amendua një vit më vonë nga PS. Nuk u anulua por u hoq lustracioni që e bëri për mua, e zhvlerësoi ligjin. Në vitin 2008 ne rikthyem të njëjtin ligj. Sepse e kishte mbajtur Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Kishte një miratim ndërkombëtar në kuptimin që për herë të parë e kishte hartuar presidenti i Çekosllovakisë. Në vitin 2008 u rikthyem përsëri te ai ligj. Ne e votuam por në mënyrë të padrejtë e anuloi Gjykata Kushtetuese duke pasur 5 anëtarë të saj në konflikt interesi. E autorizoi dhe Gjykata Kushtetuese. Edi Rama ishte ai që paditi ligjin. Ky ligj i njeh të drejtën çdo qytetari shqiptar të njihet me dosjen e tij.

Secili, ka apo nuk ka dosje kishte të drejtë të kërkonte të njihej me të. Në këtë aspekt ligji ishte një transparencë të plotë. Nuk ishte asnjë dokument të paklasifikueshëm. Ligji u anulua dhe në vitin 2015 Edi Rama mori përsipër të hartojë ligjin por pa lustracionin. Pak a shumë nuk mund të mohohet. Zgjodhi modelin gjerman. Modeli gjerman nuk ka lustracionin.

Unë kam takuar drejtuesen e këtij institucioni. PD ka qenë, është dhe do mbetet nismëtare për çdo formë lustracioni. Ne jemi që çdo qytetar të ketë të drejtë të njihet me dosjen e tij. Çdo kush tjetër përveç atij. Nuk ka askush të drejtë të merret më shumë me dikë se parashikon ligjin. Sa u përket non gratave, Europa ka ligjet e veta. Unë nuk kam asnjë lloj impresioni nga ajo. Edi Rama është i pashpresë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...