Trump: Dokumentet e marra nga FBI ishin të gjitha të deklasifikuara

Saturday, 13 August 2022 09:13

 

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi pas disa raportimeve se FBI ka gjetur në shtëpinë e tij dokumente të klasifikuara.

Në një postim në Truth Social, presidenti tha se të gjitha dokumentet e marra nga FBI janë të deklasifikuara.

“Së pari, të gjitha ishin të deklasifikuara. Së dyti, ata nuk kishin nevojë të ‘sekuestronin’ asgjë. Ata mund t’i kishin pasur sa herë donin, pa luajtur politikë dhe pa u futur në Mar-a-Lago. Ishin në një magazinë të sigurt, me një bravë shtesë të vendosur sipas kërkesës së tyre”.

“Problemi më i madh është se çfarë do të bëjnë ata me 33 milionë faqet e dokumenteve, shumica të klasifikuara, që presidenti Obama mori në Çikago”

Si reagim, Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrave dha në një deklaratë për shtyp se ish-presidenti Obama nuk ka kontroll mbi të dhënat presidenciale nga administrata e tij.

Kurse gjykata federale e Floridës ka zbardhur arsyet e bastisjes së shtëpisë së ish-presidentit amerikan Donald Trump nga ana e agjentëve të FBI-së.

Trump po hetohet për tre akuza, ku më e rënda është një shkelje e 'Espionage Act', praktikisht një akuzë për spiunazh, por edhe për mbajtje ilegale të dokumenteve qeveritare si dhe për tentativë për të penguar hetimet.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë që politikani miliarder ka në Mar-a-Lago të Floridës, FBI ka sekuestruar 20 kuti me dokumente të ndryshme

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...