Koncensioni i Portit, Konfindustria: Të tregohen pronarët fundorë të kompanisë, miratim nga BE dhe SHBA

Hënë, 15 August 2022 17:14

 

Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka dalë sot me një deklaratë të ashpër lidhur me koncesionin e Portit të Durrësit. Buxhuku i ka kërkuar qeverisë Rama të tregojë pronarët fundorë të kompanisë partnere, garancitë ligjore të investimit që do të kryhet duke pasur parasysh se një pasuri e çmuar si Porti i Durrësit, 1,5 milionë metra katrorë i kalon automatikisht koncensionarit. Ai ka nënvizuar rreziqet dhe humbjet e mëdha që i kanosen vendit nga mungesa e transparencës për këtë sipërmarrje të jashtëzakonshme, ndaj sugjeron të merret pëlqimi zyrtarisht nga BE dhe SHBA për rastin në fjalë.

Në deklaratë, Buxhuku dhe Konfindustria shprehen:

 

“Mbështetur në rëndësinë e madhe ekonomike dhe gjeostrategjike në afatgjatë të Portit Tregëtar të Durrësit, vlerëson se është e domosdoshme, që marrëveshja koncesionare e privatizimit dhe ndryshimit të qëllimit të shërbimit të tij, të bëhet e njohur për publikun dhe të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

 

 

Gjithashtu, në kuptimin e proceseve integruese dhe detyrimeve euroatlantike të sigurisë, pëlqimi zyrtar i BE dhe SHBA është i nevojshëm në rastin në fjale.

 

Konfindustria vlerëson me shqetësim, se duhet të shmangim me çdo kusht përsëritjen e një afere të re të ngjashme në shume pika me rastin e shumëpërfolur “djegësve/incineratorëve”, por në përmasa dhe pasoja shumë herë më të rënda.

Konfindustria vlerëson, se deri më tash ka paqartësi dhe mungesë të skajshme informacioni publik për konçesionin e Portit të Durrësit. Është e domosdoshme të sqarohet para së gjithash, nëse njihen pronarët fundorë të kompanisë partnere të koncesionit si dhe vlera, burimi, mënyra, koha dhe garancitë ligjore të kryerjes së investimit të parashikuar.

Do të ishte krejtësisht e papranueshme dhe me pasoja të paparishikueshme ekonomike, të luftës kundër pastrimit të parave dhe sigurisë, nëse kompania partnere do të jetë e regjistruar në parajsa fiskale. Shqipëria nën trysninë e Këshillit të Europës ka detyrimin të bëjë të ditur pronarët fundorë të kompanive “guackë”.

Vlerësojmë, se shteti shqiptar kapitalizon mbi 1.5 milion m2 siperfaqe trualli të Portit të Durrësit me vlerë shumë të lartë, që do të jetë automatikisht pronë e koncesionarit. Një pasuri e tillë e çmuar nuk do të jetë më pronë e shtetit shqiptar, por është e privatizuar “de jure”, që në çastin e derdhjes si kontribut në kapitalin e konçesionarit në të cilin administrimin e bën partneri privat, që zotëron 70% të aksioneve. Në rast konflikti potencial zgjidhja mund të kryhet vetëm në Gjykatat Ndërkombëtare.

Konfindustria kërkon të bëhet e njohur, se cilat do të jenë përfitimet e ekonomisë kombëtare në afatgjatë të shprehuara në vlera financiare nga një koncesion i tillë si dhe të dhënat ligjore, teknike, ekonomike, financiare, kohën e ndërtimit dhe subjektet, që do të kenë monopolin e shërbimeve portuale në portin e ri të Porto Romano.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...