Kryemadhi publikon foton: Fiksojeni mirë, ja kush është organizatori i skemës së inceneratorëve, firmosi Veliaj

Hënë, 15 August 2022 19:41

 

Monika Kryemadhi ka publikuar në rrjete sociale një foto të Mirel Mërtirit, një prej pronarëve të inceneratorëve që nuk ekzistojnë, por fitojnë çdo ditë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Kryemadhi ka publikuar edhe një dokument të firmosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj që i hap rrugë grabitjes nga Mërtiri, i njohur edhe si bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes.

 

Mirel Mërtiri është bashkëjetuesi i Stela Gugalles dhe mik me Klodian Zoton, të dy këta të fundit pronarë inceneratorësh që kanë përfituar miliona euro.

 

 

Monika Kryemadhi shprehet se nesër mund ta shikoni Mirel Mërtirin si pjesë e stafit elektoral të fushatës së Erion Veliajt ndërsa e cilëson Mërtirin si organizator të skemës mafioze me inceneratorët.

 

Postimi i plotë
Organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve, i cilësuar botërisht prej mediave si bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, znj. Stela Gugallja, mik i pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto, e bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes.
Fiksojeni mirë, sepse nesër mund ta shikoni sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj.

Pasi, edhe kjo firmë e paligjshme e Veliaj për inceneratorin e Tiranës, është hedhur për llogari të tij dhe grupit të tij. E ndërsa shqiptarët paguajnë shumë shtrenjtë koncesionin 29€/ton për një incenerator që nuk ekziston, paratë publike shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...