'Djegia e mandateve, kurth'/ Meta : Rama në krah të Greqisë për çështjen e detit! Basha i blerë...

Tuesday, 16 August 2022 22:27

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është rikthyer edhe një herë çështjes së djegies së mandateve nga ana e opozitës duke theksuar se i ka njoftuar se ky do të ishte një kurth.

 

Në takimin e tij nga Vlora, Meta u shpreh se 'çështja e detit me Greqinë' do të rikthehet sërish në shtator ndërsa shtoi se Rama qëndron në krah të palës greke për interesat e tij.

 

Meta: Ballkani i Hapur është një nismë anti-europiane. Shikoni si e ka menaxhuar çështjen e detit me Greqinë. Kjo është një çështje tjetër që do hapet prapë në shtator. Është bërë si avokati i palës tjetër. Këtë e bën jo për të rregulluar marrëdhëniet me Greqinë por i interesojnë marrëveshjet që ka bërë për naftën dhe gazin atje.

 

 

Ka shumë akte të rënda. Të gjitha këto kanë ndodhur sepse nuk ka pasur opozitë. Opozita ishte e korruptuar. Lulzim Basha ishte i blerë. Kjo solli edhe djegien e mandative. Prandaj nuk funksionon sot drejtësia. Shikoni aferën e inceneratorëve çfarë katastrofe është.

 

Turp të keni ju që keni djegur mandatet. Unë nuk e kam djegur mandatin tim. Porosia ime është, të shkruar e ka ish kryetarja juaj dhe zoti Petrit Vasili. U thashë në asnjë mënyrë se është një kurth. Unë nuk e lëshova zyrën time sepse ishte vënë dora mbi kushtetutë. Është momenti që të tregojmë që jemi shqiptarë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...