Meta: 160 lekë nafta në Malin e Zi, kurse në Shqipëri 221 lekë, se punohet në funksion të kryeoligarkut Rama!

E mërkurë, 17 August 2022 13:13

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për shtyp sot për të denoncuar atë që e quajti “rrjepjen e pamëshirshme që Bordi i Rrjepjes së çdo qytetari shqiptar përmes çmimeve spekulative të naftës po i bën çdo ditë, shqiptarëve të thjeshtë.

Është e qartë tashmë kur në bursën ndërkombëtare çmimi ka rënë në nivele më të ulëta se para fillimit të luftës. Përkundrazi, vetëm këtu në vendin tonë kjo gjë nuk reflektohet. 221 lekë aktualisht në Shqipëri, 170 lekë në Maqedoni, 160 lekë në Malin e Zi. Kudo merren masa për të mbrojtur konsumatorët, sipërmarrjet. Vetëm këtu punohet në funksion të kryeoligarkut Edi Rama dhe të gjithë ogiçëve të tij në çdo sektor.

 

50% ulje të akcizës për naftën në Malin e Zi. Këtu jo, në asnjë mënyrë.

U bë kaq kohë që është propozuar nga opozita, dhe nga PL që të merren disa masa për të pezulluar disa taksa, asnjë reflektim, përkundrazi.

 

Çfarë ndodh me taksën e qarkullimit?! Grumbullohen nga xhepat e të gjithë shqiptarëve gati 200 milionë euro në vit por përdoren 20 milionë euro për mirëmbajtje. Pra, 200 milionë grumbullohen për mirëmbajtjen e autostradave, por vetëm 20 milionë investohen. Ku shkojnë 180 milionë euro të tjera? Sigurisht që shkojnë në kostot e fryra të PPP-ve, të koncesioneve. “

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...