KASH vëren se mesazhet e Sekretarit Stoltenberg janë një sinjal i qartë dhe kuptimplotë për këdo që synon të provokojë skenare destabilizues për Kosovën dhe rajonin tonë.

E Enjte, 18 August 2022 08:50

 

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH), përshëndet takimet e sotme të zhvilluara mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti dhe Presidentin e Republikës së Serbisë z.Aleksander Vuçiç, duke i paraprirë takimit të nesërm me BE.

KASH vëren se mesazhet e Sekretarit Stoltenberg janë një sinjal i qartë dhe kuptimplotë për këdo që synon të provokojë skenare destabilizues për Kosovën dhe rajonin tonë.

KASH u bën thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë që të ripërtërijnë angazhimin e tyre në kuadër të dialogut, dhe të punojnë me vendosmëri për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për stabilizimin e marrëdhënieve politike dhe njohjen reciproke në mes të dy shteteve, si premisa me e mirë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe Europe.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh keqardhjen që marreveshjet e arritura deri tani ndërmjet dy vendeve nuk kanë gjetur zbatimin e premtuar, duke ushqyer rritjen e mosbesimit dhe të tensioneve përkundër qëllimit të këtij dialogu.

KASH thekson rëndësinë që ka rivitalizimi i dialogut që po zhvillohet me mbeshtetjen e BE dhe ShBA-ve, dhe veçanërisht angazhimi vullnetmirë i të dy paleve për të arritur një marrëveshje përfundimtare që do t’i jepte fund agonise së pasigurisë dhe do të nxiste përparimin e të dy vendeve dhe gjithë rajonit drejt integrimit europian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...