Meta: Shtatori do të jetë pranvera e demokracisë! Referendumi i kthen popullit fuqinë...

E Enjte, 18 August 2022 20:05

 

“Ora e drejtësisë ka ardhur dhe ora e shqiptarëve nuk ndalet më dhe shtatori do të jetë një pranverë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat”. Kështu u shpreh kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një bashkëpunimi të zhvilluar me strukturat e partisë në Elbasan.

“Shqetësimi është i madh për të indeksuar PPP me kosto të 3 apo 4-fishuara nga ana e qeverisë dhe klientëve të saj, por për të indeksuar pagat nuk ka asnjë angazhim nga ana e qeverisë. Ju do të shikoni se çfarë ndodh me inceneratorët, një aferë e tmerrshme

Futen tek AZHBR, në çdo sektor, edhe kur janë në hetim hyn garant qeveria që tu vihen në garant pronat shtetit që këta marrin kredi dhe ti çojnë lekët tek kompania mëmë në Holandë, ndërkohë kompania mëmë duhet të investonte këtu.
Kjo tregon që ka rënë shteti. Këtë e tregon edhe afera e Portit të Durrësit, Porti i Vlorës dhe shumë skandale që kanë dalë dhe dalin në mënyrë të vazhdueshme.
Këto si zgjidhje shohin eliminimin e pluralizmit, i opozitës dhe mediave të lira të pavarura që të përjetësohet ky sistem korruptiv antikombëtar që ka cënuar interesat kombëtare si vend, të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi që ka penguar për një kohë të gjatë integrimin në BE.

Unë besoj se do ti japin përgjigjen e duhur kësaj sfide. Partia e Lirisë është e përgatitur për misionin e saj dhe të gjithë opozitës, për të triumfuar mbi rrënojat e një qeverie që ka rënë, por kërkon ngritjen e opozitës dhe të gjithë qytetarëve për një aleancë.

Në kemi dalë në mënyrë të qartë që zgjidhja është referendum, jo thjesht ndërrimi i qeverisë, por ndërrimi i sistemit. Referendumi është zgjidhja sepse i kthen popullit fuqinë, sepse ky është investitori më strategjik.

Ora e drejtësisë ka ardhur dhe ora e shqiptarëve nuk ndalet më dhe se shtatori do të jetë një pranverë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat”, tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...