Berisha: PS ligj anti-Meta e cila bazohet në shpifje që është hedhur poshtë

Premte, 19 August 2022 13:35

 

Partia Socialiste ka paralajmëruar depozitimin në Kuvend të një nisme kundër ish-presidentit Ilir Meta, të cilin akuzon si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Në konferencën për shtyp nga selia e PD, kryedemokrati Sali Berisha komentoi këtë lëvizje të socialistëve.

 

 

Berisha tha se PS nëse është e gatshme të rikthejë ligjin e lustracionit, ndërsa e konsideroi nismën e tyre në Kuvend si ligj anti-Meta bazuar në shpifje.

 

 

Sali Berisha: PD gjatë periudhave të saj në pushtet ka miratuar dy ligje për lustracionin. Në praktikën europiane dhe botërore, ligjet e dekriminalizimit janë tjetër, ligjet e lustracionit janë tjetër. Janë kategori të ndryshme. Me ligjet e lustracionit PD përjashtonte nga funksionet publike agjentët, informatorët e Sigurimit të Shtetit dhe nomeklaturën e lartë komuniste. Ligji është vënë në zbatim në vitin 1996, është kopje e ligjit çeko-sllovak. Ky ligj u amendua nga socialistët në pushtet duke hequr komponentin lustracion. Për këtë arsye, PD në vitin 2008 miratoi në Parlament ligjin e lustracionit. Në 1995 PD miratoi ligjin për dënimin e krimeve të komunizmit. Mbi bazën e këtij ligji u dënuan 73 zyrtarë nga presidenti i Republikës te një komandant poste që zvarriti trupat e të rinjve të pushkatuar në kufi. Ky ligj u quajt kushtues nga Gjykata Kushtetuese dhe është edhe sot në fuqi. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për ligjin e lustracionit, kjo nuk mund të ketë asnjë hezitim. Atë që bën PS, ai duket se është një ligj po ta quajmë ligji anti-Meta, e cila bazohet në një shpifje të qartë të hedhur poshtë nga vetë autori për të cilin akuzohet zoti Meta. Nëse PS është e gatshme të rikthejë ligjin e lustracionit, autoriteti i hapjes së dosjeve ekziston, nuk ka nevojë të ngrihet. Ne jemi për lustracionin

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...