Berisha: Rama kërkon të fitojë miliarda te Porti i Durrësit, por nuk do t'i gëzojë

Premte, 19 August 2022 13:42

 

"Afera e Portit të Durrësit nuk do të realizohet".

Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët nga selia blu.

Berisha tha se Rama kërkon të fitojë miliarda nga ajo aferë, por një gjë të tillë nuk do ta gëzojë, tha ai.

 

"Janë që të gjitha një abuzim i madh, një vjedhje e madhe. Në një takim para kësaj unë kam shprehur se afera e Portit të Durrësit është një aferë që vetëm toka është mbi 3 miliardë euro, pa llogaritur sipërfaqen e ndërtimit mbi të. Edi Rama e ka ndërmarrë kryekëput për xhepat e tij, një aferë për të cilën nuk është pyetur asnjë qytetar i Durrësit, janë shkelur rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare për tenderat. Një aferë që nuk do të mund të realizohet, një aferë që gjobit Shqipërinë me ndërtimin ndoshta 2 miliardë euro të një porti të ri se do zoti Rama me enturazhin e tij të ndërtojë Dubain e vet. Pra, ajo është afera më skandaloze në historinë e këtij vendi dhe ne po merremi, po e ndjekim çdo ditë, por aferë...mund t’ju rikujtoj këtu se ndoshta për Velierën famoze e filluar në 2016 dhe s’po përfundon, Edi Rama bëri një takim dhe paraqiti një projekt 3D, ju s’keni parë kund takim publik për Portin e Durrësit. Nëse tek Veliera fitimi është disa milionë, te Porti i Durrësit fitimi është disa miliarda por ai nuk do të mund ta gëzojë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...