Berisha: Stoltenberg, mesazh të qartë atyre që punojnë për projektin e Putinit në Ballkan, Vuçiçit dhe sivëllaut Rama

Premte, 19 August 2022 13:47

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka kushtuar vëmendje sot në konferencën e shtypit, çështjes së Kosovës, bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel për arritjen e një marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë për uljen e tensioneve dhe futjen në rrugën e dialogut.

“Në Bruksel ka pasur zhvillime shumë të rëndësishme për rajonin. E kam quajtur dhe e konsideroj të një rëndësie shumë të madhe, takimin që u zhvillua në selinë e NATO-s, midis Sekretarit të Përgjithshëm , Presidentit të Serbisë, Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në këtë takim, Stoltenberg, përsëriti vendosmërinë e NATO-së për të garantuar stabilitetin e Kosovës. Stabiliteti i Kosovës është për rajonin dhe më gjerë dhe këtu morën një mesazh të fortë dhe të qartë, të gjithë ata që punojnë për projektin e Putinit në Ballkan, Aleksandër Vuçiç por dhe sivëllai i tij Edi Rama.

 

 

Po kështu, Sekretari i Përgjithshëm u kërkoi palëve që kundërshtitë t’i zgjidhin me dialog dhe e mbështesim plotësisht këtë qëndrim të Sekretarit të Përgjithshëm që kontribon në mënyrë paqësore në paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë.

 

Të nesërmen e takimit, Kryeministri Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiç zhvilluan takime me z. Borrell dhe emisarin e BE për Dialogun Kosovë-Serbi, z. Lajçak.

Një takim mund të themi, edhe pse nuk pati rezultatet konkrete për çështjet, ishte pozitiv sepse të dy palët ranë dakord që të mos bëjnë shumë diplomacinë e altoparlantit po të vazhdojnë bisedimet dhe negociatat dhe urojmë që të dominojë arsyeja. Beogradi të heqë dorë nga projekti i Putinit për të hapur një konflikt të ri në Ballkan. Të gjitha që unë kam lexuar, deklarata të paanashme, flasin se çështja e targave dhe letërnjoftimeve siç e kërkon qeveria e Kosovës është e parashikuar në marrëveshjet e mëparshme të arritura midis dy palëve në Bruksel.

Sidoqoftë, unë mendoj dhe besoj se dialogu midis palëve është i domosdoshëm për kapërcimin e krizës të krijuar nga qëndrime absolutisht të pambështetura në marrëveshje të Vuçiç ndaj problemit të targave dhe letërnjoftimevetë serbëve në Kosovë. “

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...