'Fluks jahtesh në Sarandë'/ Artan Hoxha publikon videon: E blejnë naftën tre herë më lirë se shqpiptarët

Saturday, 20 August 2022 11:16

 

Gazetari Artan Hoxha ka publikuara video nga jahtet që ankorohen përkohësisht në portin e Sarandës.

Ajo që i sjell këto jahte në bregdetin shqiptar është çmimi i naftës, pasi ligji i ri u jep mundësinë mjeteve luksoze që të marrin naftën pa taksa.

Sipas gazetarit Artan Hoxha ato e blejnë naftën në Shqipëri me një çmim tre herë më të ulët nga sa e marrin qytetarët e këtij vendi.

Postimi i Hoxhës:
Trafik i renduar superjahtesh ne Gjirin e Sarandes. Duket sikur jane ne gare kush te hy dhe kush te dale me pare nga moli i peshkarexhave te Sarandes..

Jane aq te medhenj sa detyrohen te futen mbrapsht ne molin e vogel te peshkimit, pasi nuk kane mundesi ku te rrotullohen.

Po çfare “halli” i detyron keto mjete luksoze prej dhjetera milione eurosh, qe te stermundohen per t’u ankoruar ne nje mol ku nuk ka asgje perveç nje platforme te thjeshte betoni, qe nga koha e komunizmit???!!!

Vijne nga thellesia e Egjeut apo portet greke te detit Jon, per t‘u furnizuar me karburantin qe e marrin pa taksa ne territorin shqiptar, me çmim gati trefish me te lire se karburanti qe blejne qytetaret shqiptar pas çmimeve stratosferike te vendosura nga bordi qeveritar i transparences…

Dhe keta miliarderet nuk u turperokan fare!!!!Vijne nga thellesia e Mesdheut për te mbushur serbatoret e superjahteve të tyre me karburant te lire, ne nje palo mol peshkimi, ne vendin me qytetaret me te varfer te Europes, qe e blejne karburantin me shtrenjte se në çdo vend te kontinentit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...